Fidan Bejta i bashkohet ekipit të Ferit Idrizit për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë dhe aktualisht në detyrë si kryetar i Komunës, Ferit Idrizi, ka bërë sot një përforcim në ekipin e tij zgjedhor.

Ai ka njoftuar se Fidan Bejta, një emër i njohur në jetën publike dhe sociale të komunës, do t’i bashkohet listës së tij për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e ardhshme.

“Mirë se vjen Fidan! Jam shumë i lumtur që sot i bashkohet ekipit tonë një emër i njohur në komunën tonë”, ka shkruar Idrizi në një postim në Facebook.

Fidan Bejta është i lindur në fshatin Smrekonicë dhe vjen nga familja e njohur Bejta, e cila ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në komunitet para, gjatë dhe pas luftës.

Prej vitesh është aktiv në ndihmë të familjeve në nevojë, në organizimin e aktiviteteve sportive e kulturore, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve lokale.

“I lindur në fshatin Smrekonicë, Fidan Bejta vjen nga familja e njohur Bejta – një familje që ka mishëruar vlerat shqiptare ndër breza, me kontribut të pandalshëm para, gjatë dhe pas luftës. Ky trashëgim i përkushtimit ndaj atdheut dhe shoqërisë sot vazhdon me veprën e Fidanit”.

Aktualisht, Bejta është kryetar i Këshillit Lokal për gjashtë fshatra: Smrekonicë, Dobërllukë, Pasomë, Bajskë, Sllatinë dhe Tërllobuq. Në këtë pozitë, ai është vlerësuar për ndershmëri dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika