Ura e re mbi lumin Ibër dhe rrugët lidhëse të saj po marrin formën përfundimtare.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se sot ka nisur asfaltimi i urës dhe i hyrje-daljeve që e lidhin atë me rrugën në jug dhe veri të lumit.
“Vetëm 54 ditë prej kur filluam. Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, ka shkruar Durmishi.
Ndërkaq, siç raporton gazetari i Dukagjinit nga vendi i ngjarjes, KFOR-i dhe Karabinierët italianë po qëndrojnë në hyrje-daljet e urës së mbyllur, ura kryesore mbi lumin Ibër.