Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bashkë me nënkryetarin e kësaj partie, Ardian Gjini, kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim pritet të diskutohet për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe PDK e refuzuan ftesën e Kurtit, me arsyetimin se për çështjen e dialogut duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.
LDK-ja ka theksuar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke.
Kurse, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, fillimisht e ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se në ftesën e dërguar nuk kishte agjendë.
Tek më vonë theksoi ai, nga Qeveria i kthyen përgjigje duke treguar se do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.
Ditë më parë, emisari amerikan, Gabriel Escobar, deklaroi se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, është “cështje javësh dhe jo vitesh”. Po ashtu, ai theksoi se Kosova duhet ta formojë Asociacionin me Shumicë të Komunave Serbe, për të cilin tha se i ka diskutuar disa modele me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Po ashtu, Escobar pohoi se ekziston një propozim franko-gjerman, për të cilin tha se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë seriozisht.
Kurti ftesë të gjithë opozitës, pritet t’i përgjigjet vetëm Haradinaj