Sonte, në Shtabin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Lipjan, kandidati për kryetar të komunës, Shukri Buja, ka pritur në takim Bedri Hamzën, njërin nga figurat qendrore të PDK-së dhe kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e fundit.
Buja e cilësoi vizitën e Hamzës si një nder për strukturat e partisë dhe si dëshmi të bashkimit të PDK-së në prag të fushatës përfundimtare.
“Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij shtetformues, Bedri Hamza është shembulli i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve”, ka shkruar Buja.
Në fund të postimit të tij, Buja ka shkruar:
“Fitorja është e jona!”.