
Emocionet që të jep, posa sheh të valvitet flamuri i Kosovës, vështirë të përshkruhet. Por ndjenja edhe më e fuqishme bëhet atëherë kur flamuri i Republikës së Kosovës shihet duke valvuar në rrugët e shteteve të tjera.
Emocione të veçanta përjetoi edhe një nga shqiptarët që përshkoi rrugët e kryeqytetit hungarez.
Në video shihet se si flamuri i Republikës së Kosovës valvitet nga dy anët e rrugës që përshkon edhe një nga urat e këtij qyteti.
“Një moment që të mbush me krenari. Nuk e prisja ta shihja flamurin tonë këtu”, ka shkruar me emocion qytetari.