Freedom House përmend edhe Edona James si banore e Big Brother: Ka shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut

Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar si regjim tranzicional ose hibrid

Edona James

Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar si regjim tranzicional ose hibrid.

Në këtë raport, Freedom House për çështjen e Komunitetit të LGBT+ në Kosovë ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Edona James në Big Brother VIP Kosova II.

N raport thuhet që Edona James ka marrë ‘mbështetje të konsiderueshme’ si dhe ka theksuar se ‘është shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut’ për këtë komunitet.

Ndryshe, Edona James ka qenë njëra nga katër finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova II. Dhe se ajo ka qenë e komentuar dhe  ‘mjaft e pëlqyer’ nga publiku.

Ndërsa edhe për Paradën e Krenarisë, Raporti i FH-së thekson se “u mbajt në qershor 2023 pa incidente për të gjashtin vit radhazi të ngjarjes, duke reflektuar dukshmërinë në rritje të komunitetit LGBT+, pjesërisht e lehtësuar nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC)”.

“Veçanërisht, politikanë të nivelit të lartë morën pjesë në paradë, duke demonstruar mbështetjen e tyre për kauzën”, thuhet në Raport.

Pavarësisht këtyre dy ngjarjeve që kanë karakterizuar Kosovën gjatë vitit 2023, Raporti i Freedom House thotë se “pavarësisht këtyre përparimeve, emancipimi i plotë nuk është arritur”.

Dhe njëra nga arsyejet që pse ‘emancipimi i plotë nuk është arritur’, sipas Raportit të FH-së Kosova është ballafaquar debatin e vazhdueshëm për Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.

“Për shembull, aktivistët mbeten të pakënaqur me dështimin e ligjvënësve, veçanërisht atyre që i përkasin shumicës së Vetëvendosjes, për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave. Një tjetër debat i vazhdueshëm që nga viti 2023 përfshin aksesin në fertilizimin in vitro dhe procedurat e tjera të fertilitetit për të gjitha gratë, duke përfshirë gratë beqare dhe ato në marrëdhënie të të njëjtit seks; një projekt-ligj për shëndetin riprodhues që garanton akses në trajtime u diskutua katër herë në Kuvend përpara se të merrte leximin e parë në tetor 2023, dhe ende nuk ishte miratuar deri në fund të vitit”, thuhet në raportin e Freedom House.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika