FSK-ja e gatshme të ofrojë trajnime për ushtrinë maqedonase

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që të ofrojë trajnime për ushtrinë maqedonase, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë takimit me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, gjatë takimit me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska





Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, gjatë takimit me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska, ka shprehur gatishmërinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës për ofrimin e trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit për ushtrinë maqedonase.

Kështu ka bërë të ditur Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka theksuar se në këtë takim është diskutuar për fushat në të cilat mund të bashkëpunojnë, me theks të veçantë në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.

“Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbejë me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”, ka shkruar Mehaj.

Po ashtu, në një fushë tjetër në të cilën ai thotë se janë marrë vesh të bashkëpunojnë është integrimi i grave në ushtri.

Pos kësaj, pjesë e diskutimeve ishte edhe shkëmbimi i praktikave më të suksesshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre.

Ndryshe, Mehaj të dielën e 23 tetorit ka njoftuar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim është duke vazhduar me përgatitjen dhe certifikimin e kuadrove të reja të specializuara në fushën e kërkim-shpëtimit.

Trajnimet që mbahen në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim

Mehaj ka thënë se 13 specialistë të rinj i janë shtuar radhëve të tyre, pas përfundimit të suksesshëm të Kursit të Avancuar.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika