Gashi: Kurti do të nis bashkëpunimin me opozitën që nga java e ardhshme

Avokati Tomë Gashi vlerëson se deklarimet e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se është i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën janë domethënëse.

Gashi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se sipas tij Kurti do të nisë bashkëpunimin me partitë opozitare që nga java e ardhshme, njofton Dukagjjini.

“Deklarimet e Kurtit janë publike që do të bashkëpunojë me opozitën që nga java e ardhshme – në fillim të shkurtit dhe që data e fundit për zgjedhjen apo rizgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani është data 5 mars”.

Gashi, mes tjerash, u shpreh se beson se në të njëjtën ditë do të konstituohet Kuvendi dhe do të zgjidhet edhe Qeveria e re.

“Kjo i bie që datat po afrohen dhe Kurti është shprehur i hapur për bashkëpunim me opozitën pasi qëllimi është që të mos ketë bllokadë e ngërçe politike sikur nga shkurti i vitit deri më 28 dhjetor dhe të që të formohet Parlamenti dhe në të njëjtën ditë besoj që do të formohet edhe Qeveria “Kurti 3”, u shpreh Gashi.

Gashi, mes tjerash, u shpreh se sipas tij presidentja aktuale, Vjosa Osmani, është më e mira në këtë post pas presidentit Ibrahim Rugova, për çka sipas tij meriton edhe një mandat tjetër.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika