Gashi: LDK-ja do ta respektojë çdo vendim të Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se partia do ta pranojë dhe respektojë çdo rezultat që del nga një votëbesim i mundshëm, nëse kryetari aktual Lumir Abdixhiku vendos ta kërkojë një proces të tillë.

Duke folur para fillimit të Kuvendit të LDK-së, Gashi tha se është në kompetencë të plotë të kryetarit të vendosë se çfarë hapi do të ndërmarrë, njofton Dukagjini.

“Është në diskrecion të kryetarit të LDK-së nëse do të kërkojë votëbesim apo do të vendosë për një pauzë të përkohshme. Nuk jemi në fazën e paraqitjes së kandidaturave të tjera. Sot po flasim për një vlerësim të punës së kryetarit aktual, me kërkesë të tij. Të shohim se çfarë do t’i propozohet Kuvendit. Nëse ofrohet dorëheqje, ajo është një akt vullnetar, i vlefshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkohet votëbesim, atëherë vendimi merret përmes votimit të fshehtë, siç e parasheh statuti i LDK-së. Çfarëdo që të jetë rezultati, ne do ta respektojmë”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se LDK-ja do të dalë e bashkuar edhe pas përfundimit të Kuvendit, duke nënvizuar se demokracia e brendshme do të mbizotërojë.

“Demokracia do të triumfojë në LDK, do të ruhet uniteti, shpresa dhe angazhimi, dhe së bashku do t’i ofrojmë Kosovës alternativën më të mirë”, përfundoi Gashi.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika