Gashi: Shpresoj që Qeveria Kurti 3 të punojë, pasi e kaluara nuk pati progres 5 vjet

Analisti politik, Dardan Gashi, ka deklaruar se mbetet skeptik për performancën e Qeverisë së re Kurti 3, duke u bazuar në tendencat e qeverisjes së mëparshme gjatë mandatit të kaluar.

“Unë kisha dëshiruar që kjo qeveri të punojë, sepse e kaluara nuk ka punuar. Nëse punon, është gabim ai që nuk e përshëndet një qeveri që bën punë të mira për vendin. Dyshoj, jo për shkak të ministrave, por për shkak të tendencës që ka treguar gjatë pesë viteve të fundit, nuk ka pasur progres në ekonomi apo marrëdhënie ndërkombëtare. I vetmi sen që ka funksioni Përfaqësuesja e Kosovës në futboll që qeveria nuk ka lidhje me të”, ka thënë ai në Debat Plus.

Gashi ka shtuar se shpreson që qeveria e re të jetë e përkushtuar për punë konkrete dhe jo si një qeveri opozitare.

Ai gjithashtu vuri në dyshim aftësitë e Donika Gërvallës për të qenë ministre e Drejtësisë, duke theksuar se më parë ka qenë “super e dobët” si ministre e Punëve të Jashtme.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika