Astrit Gashi ka deklaruar në Debat Plus se ‘përballja’ mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është vetëm personale dhe nuk do të ketë efekt elektoral.
“Nuk ka kurrfarë efekti elektoral, jemi duke e marrë këtë punë shumë më të madhe dhe më të mençur te menduar nga Kurti sesa që është menduar. Nuk është fakti që e sulmon Sami Lushtakun në Skenderaj nuk ka me pas kurrfarë ndikimi as në Prizren as në Mitrovicë as në Gjakovë as askund.
Përkundrazi unë e shoh Kurti po e përdor fushatën elektorale me iu hakmarrë Sami Lushtakut për një deklaratë që e ka dhënë ai para disa ditëve ku ka thënë se duke me ngreh zvarrë Kurtin. E ka personale, sipas mendimit tim. Nëse VV-ja do ta bëjë ndryshimin me këtë gjuhë po i kallëzoj që jo”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.