Gjenden sërish mbetje mortore në Rahovec që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës

Gjatë gërmimeve në një lokacion në komunën e Rahovecit, njësitë policore, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe me urdhëresë të gjykatës, kanë gjetur mbetje mortore që dyshohet se mund t’i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor dhe analizë ADN-je me qëllim të identifikimit.

“Rahovec/1998-1999 –NN. Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, më 4 mars njoftoi se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec, si dhe janë dërguar për ekzaminim në IML.

Sipas njoftimit, nuk dihet numri i saktë i personave dhe identiteti i tyre nga mbetjet mortore të cilat janë gjetur.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika