Gërvalla e Maqedonci në Varshavë, marrin pjesë në konferencën për sigurinë e Evropës

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, njëherit ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po marrin pjesë në një konferencë për mbrojtjen dhe sigurinë, “Defence 24 Days” në Varshavë

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti dhe përfaqësues nga FSK-ja, po merr pjesë në konferencën dyditore “Defence 24 Days”.

Siç thuhet në njoftimin e MPJD-së, kjo konferencë u kushtohet çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, sfidat dhe situatën aktuale dhe të ardhshme gjeopolitike, parandalimin dhe mbrojtjen në epokën e luftës.

Si një prej konferencave më të mëdha dhe më të rëndësishme të sigurisë në Evropë, “Defence24 Days” është një mundësi e mirë e diskutimit në mes të përfaqësueseve më të lartë shtetërorë, të ekspertëve, të civilëve dhe të ushtarakëve, rreth sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë.

Përmes diskutimeve në panele Republika e Kosovës do të paraqesë pikëpamjet, angazhimin dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Gërvalla në kuadër të kësaj konference pritet të ketë takime me udhëheqës të lartë të Polonisë, të shteteve të tjera pjesëmarrëse në konferencë, përfaqësues të institucioneve rajonale dhe globale, civile dhe ushtarake.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika