Gjenden armë, municion e pajisje të tjera në veri të Mitrovicës, arrestohet një grua 56-vjeçare

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara gjatë një kontrolli të martën në dy banesa në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit, njëra prej banesave ishte e uzurpuar dhe e mbyllur.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar:

  • 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm
  • Municion për pushkë ajrore
  • Një optik për armë të gjatë
  • Një kuti për mbushje municioni
  • Një fotrollë për pistoletë
  • Dy gaz-maska
  • Dy video-kamera dhe një video-kasetë e vogël
  • Dokumente të ndryshme
  • Një foto-aparat, një lexues DVD
  • Një vulë e rrumbullakët

Gjatë hetimeve është identifikuar bashkëshortja e personit që dyshohet se kishte uzurpuar banesën, e cila banonte në një objekt tjetër afër vendit të ngjarjes.

Bazuar në këto dyshime, policia ka bastisur edhe banesën e saj, ku ka gjetur dhe sekuestruar:

  • Një pistoletë
  • Një tytë të armës së shkurtër
  • Një fishek
  • Një armë e modifikuar në formë stilo-lapsi

Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeçe. Ajo është intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, e dyshuara është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika