Gjersa ka thënë se është krenar me punën e tij, Abazoviq uron koalicionin e ri të Beçiqit dhe Gjukanoviqit

Pasi Qeveria malazeze e drejtuar nga Abazoviq u rrëzua nga mocioni i iniciuar nga partia e presidentit Millo Gjukanoviq, ish-kryeministri Abazoviq ka uruar kolacionin e ri Beçiq- Gjukanoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

“Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak. Do të bëjmë gjithçka që qeveria e formuar pas zgjedhjeve ta çojë Malin e Zi në BE”.

Kështu ka thënë Dritan Abazoviq gjersa ka përgëzuar koalicionin e ri të Aleksa Beçiqit dhe Milo Gjukanoviqit, duke i uruar që të dy për formimin e një qeverie të re.

“Mendoj se shumë gjëra janë më të qarta, përgëzoj koalicionin e ri të Aleksa Beçiqit dhe Milo Gjukanoviqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për një qeveri të re”, tha Dritan Abazovic, në deklaratën e tij të parë pas votimit mocionit të mosbesimit në qeverinë e tij.

Ai ka theksuar se sa krenar është me punën që ka kryer për 100 ditë, transmeton RTCG.

Një urim i tillë erdhi nga Abazoviq pasi qeveria malazeze u rrëzua nga një mocion mosbesimi nga Parlamenti i Malit të Zi, me 50 vota gjithsej.

Abazoviq nuk është më kryeministër, bie qeveria e Malit të Zi

Ky mocion ishte iniciuar nga partia e presidentit Millo Gjukanoviq, si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse serbe, nga Abazoviq.

Ndër të tjera, Abazoviq ka thënë se i vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakulat e tij për të rregulluar ende marrëdhëniet politike.

I pyetur sesi do të jenë zgjedhjet e reja pa Gjykatën Kushtetuese, ai tha se problemi më i madh është sesi do t’i kryejnë tani detyrimet ndaj qytetarëve.

Marrëveshja e arritur mes tashmë, ish-kryeministri malazias, Dritan Abazoviq dhe Kishës Ortodokse Serbe kishte sjellë kritika ndaj Abazoviq për dëmtim të interesave të Malit të Zi.

Kjo marrëveshje u nënshkrua me 3 gusht të këtij viti.

Marrëveshja e Abazoviq me Kishën Ortodokse Serbe, naivitet apo qëllim politik?

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika