Gazetari Elion Nuza, nga qendra më e madhe e votimit në Gjilan, ka bërë të ditur se atje është hapur procesi i votimit.
Ai ka thënë se qendra më e madhe e votimit në Komunën e Gjilanit, shkolla “Thimi Mitko”, është hapur me kohë.
Në një prononcim për RTV Dukagjini, ka folur edhe drejtoresha dhe menaxherja e kësaj qendre të votimit, Sevdije Sadiku.
“Si zakonisht edhe kësaj here, çdo gjë ka filluar me kohë. Materialet kanë arritur me kohë, ndërsa vendvotimet janë hapur me kohë, si zakonisht në orën 7”, ka thënë ajo.
Sadiku ka shtuar se kishte qytetarë duke pritur edhe para fillimit të procesit të votimit dhe se deri më tani është e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit.