Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së lidhur me procesin e votimit në Junik

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.217-2/2025, të datës 24.10.2025.

Siç thuhet në njoftimin e Supremes, pasi PZAP-ja kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga AAK, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që të anulohen dhe të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale të 12 tetorit në Komunën e Junikut, të urdhërohet KQZ që të bëjë pastrimin e listave dhe largimin e të gjithë atyre votuesve të cilët janë regjistruar si banorë-votues të Junikut në tre muajt e fundit para zgjedhjeve të 12 Tetorit 2025, dhe që Komuna e Junikut të shkojë në rivotim.

Megjithatë bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, pretendimet se në mënyrë të kundërligjshme janë lejuar ndryshimet e vendbanimeve mund të jetë objekt shqyrtimi i Prokurorisë për hetim të mundshëm në drejtim të elementeve të veprës përkatëse penale, por jo si parregullsi që lidhet me ditën e votimit.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika