Gjykatat në pushim nga 25 korriku deri më 20 gusht, mirëpritet nga palët

Nga 25 korriku e deri më 20 gusht gjykatat në Kosovë do të jenë në pushim veror. Në këtë periudhë do të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente. Kjo me qëllim të eliminimit të dështimit të seancave. Ky vendim po mirëpritet nga palët

Nga e hëna  dyert e gjykatave do të jenë hapur vetëm për raste të natyrës urgjente.

Me të përfunduar orari i së premtes, gjyqësori hyn në pushim veror deri më 20 gusht.

Synimi i KGJK-së ka qenë eliminimi i praktikës së dështimit të seancave gjyqësore,  por  përveç kësaj, avokatët përmendin edhe një sërë arsyesh tjera në favor të vendimit.

“Është shumë lehtësim edhe për ne avokatëve edhe për palët tona, sa është lehtësim është edhe e nderlikuara sepse palët presin që proceset e tyre të zgjidhen por duke parë, temepraturat e larta që mbizotërojnë në salla e pallatit të drejtësisë është e pamundur që në këto kushte të zhvillohet siç duhet”, ka theksuar Bledar Gashi – Avokat.

Edhe avokati Florim Shefqeti e konsideron si vendim të duhur, por që shpreson që gjykatat do trajtojnë të paktën rastet urgjente.

“Politika e Këshillit Gjyqësor që të bëjë pushim 30 ditor për të gjitha gjykatat konsiderojmë se është e duhur për shkak të zvogëlimit të pamundësimit të dështimit të seancave sidoqoftë kjo do duhej të trajtohej në aspektin e masave të sigurisë dhe lëndëve të natyrës urgjente që paraqiten”,ka deklauar Florim Shefqeti – Avokat.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës ka marr vendim për pushimin zyrtar bllok të Gjykatave në Kosovë, në dy periudha gjatë vitit kalendarik, gjatë sezonit të verës dhe dimrit.

Në pushim nga e hëna hyjnë edhe Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, por që kthehen më 15 gusht.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika