Greqia shpall tri ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave, ku humbën jetën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë.

Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten, shkruan BBC.

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi ka shkuar në 36.

Siç raporton mediumi grek “Kathimerini”, nga ky aksident tragjik mbetën të lënduar 85 persona.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tepër, pasi ka ende persona të ngujuar në vagonat e parë të trenit të pasagjerëve, ku edhe po zhvillohen operacionet e kërkim-shpërthimit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

“Ka pasur shumë pjesë të mëdha të çelikut”, ka thënë Vassilis Polyzos, banor lokal që ka shkuar menjëherë në skenën e aksidentit.

“Trenat janë shkatërruar plotësisht”.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjithë natën për të gjetur të mbijetuarit.

“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë pasagjeri 28-vjeçar, Stergios Minenis, i cili ka dalë nga treni.

Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika