Gucati dërgon letër nga burgu i Hagës me rastin e vdekjes së babait të tij

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka dërguar një letër, me rastin e vdekjes së babait të tij

Hysni Gucti dhe babai i tij

Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh  me thojshe kështu bir e don liria

Shumë herë Shokve  ni fjalë jau ke thanë

Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e  kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika