Guerot për marrëveshjen: Jemi në një moment premtues, Kosova fiton shumë

Ambasadori Francës në Kosovës, Olivier Guerot

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka quajtur moment premtues e të rëndësishëm mundësinë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për media, Guerot tha se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel ka shumë potencial për të dyja vendet, si Kosovën, si Serbinë.

“Mendoj se jemi në një moment premtues, ka mundësi reale të bëjmë progres konkret në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja që u diskutua më 27 shkurt ka potencial… ka shumë për të dyja vendet për Kosovën dhe Serbinë, të arrihet nëse diskutimet që do të vazhdojnë shpresojmë të jenë të frytshme”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për qëndrimet e opozitës, për të cilët tha se duhet ta shikojnë çështjen e Asociacionit nga një perspektivë më të gjerë.

“… Çfarë është brenda mundësive është diçka shumë pozitive për Kosovën si shtet. Kosova është një demokraci në rritje. Është fer që opozita dhe qeveria argumentojnë për çështje të ndryshme, por pikëpamja jonë është që marrëveshja është në interes të Kosovës dhe inkuadrojmë qeverinë atë çfarë presim nga ta, për Asociacionin si dhe presim nga opozita të shikojnë këtë çështje nga një perspektivë më të gjerë, ta shohin “pikturën më të madhe” dhe ta mbështetin përpjekjen e komunitetit ndërkombëtar për normalizim”, ka thënë ai.

Guerot tha se shpreson që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të finalizohet më 18 mars, kur do të jetë edhe takimi i radhës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika