Manchester City ka arritur një fitore dramatike 2:1 në fushën e Liverpoolit, në kuadër të xhiros së 25-të të Premier League.
Liverpool kaloi i pari në avantazh në minutën e 74-t, me Dominik Szoboszlai që shënoi nga një goditje dënimi e pandalshme për Gianluigi Donnarumman.
City reagoi shpejt, Bernardo Silva barazoi në minutën e 84-t, me asistim të Erling Haaland, ndërsa vetë Haaland realizoi penalltinë e fitores në minutën e tretë të kohës shtesë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:1.
Haaland ka 21 gola këtë sezon në Premier League dhe 6 asistime, duke mbetur golashënuesi kryesor i elitës angleze.
Në fund të ndeshjes, një gol i Rayan Cherkit u anulua për ndërhyrje të palejuar, ndërsa Szoboszlai u ndëshkua me të kuq.
Me këtë fitore, City ka 50 pikë në vendin e dytë, 6 më pak se lideri Arsenal, ndërsa Liverpooli mbetet i gjashti me 39 pikë.