Haliti kritikon VV-në: Kanë zbuluar një “bidat” të ri në votimin e komuniteteve

Xhavit Haliti, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin Five në RTV Dukagjini ka thënë se votimi i Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit nuk është legjitim, pasi edhe Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar si të tillë.

“Po them se mënyra se si është futur në votim, kush e ka propozuar, është jo legjitime”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka shtuar se komunitetet në Kuvend gjithmonë janë votuar së bashku dhe se ky parim është shkelur në rastin e fundit.

“Komunitetet i kemi votuar gjithmonë dy bashkë dhe do të duhej të votoheshin të dy bashkë. Nëse votohet njëri, duhet të votohet edhe tjetri, jo kështu me u nda. Nuk ka ndodhë me u nda në votim në Parlament deri kësaj radhe që kanë zbulu këta nga VV-ja një ‘bidat’ të ri”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika