Hamza për situatën në jug: Situata është e qetë, jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet tona

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka deklaruar se situata në jug të Mitrovicës aktualisht është e qetë

Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, teksa ka folur për situatën e tensionuar në Veri të Mitrovicës, ka thënë se situata në jug të qytetit është e qetë.

Në një prononcim të shkurtër për Portali Dukagjini, Hamza ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me organet përkatëse të sigurisë.

Hamza, po ashtu, ka apeluar qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të mos i kontribuojnë tensionimit të situatës.

“Gjendja ka qenë e tensionuar, kanë qenë të ndezur alarmet, rrugët janë të bllokura, policia dhe organet e rendit po e kryejnë punën e vet, në pjesën jugore të qytetit gjendja është e qetë. Apeloj qytetarët që ta ruajnë qetësinë, mos t’i kontribuojnë tensionimit të situatës. Punën më profesionale po e kryjen policia, kemi besueshmëri të plotë në organet tona përgjegjëse. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet tona”, është shprehur Hamza.

Ndryshe, ministria e Punëve të Brendshme, përmes raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për mbylljen në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinje.

Kjo për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët serbë.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika