Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se Ramush Haradinaj, prej kohësh ka paralajmëruar tërheqjen nga drejtimi i partisë.
Haradinaj në Debat Plus e ka vlerësuar tani kryetarin aktual të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini, duke thënë se ai ka transformuar qytetin e Gjakovës dhe do të jetë figurë e rëndësishme për të ardhmen e partisë.
“Ka vite që Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar largimina prej kreut të AAK jo nga skena politike, kjo duhet të jetë qysh në vitin 20221 në kohën kur i kemi paraparë zgjedhjet e brendshme… e ka konsideruar si kohën më të përshtatshme, dhe i ka dhënë mundësi një djali të jashtëzakonshëm si Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës që e ka transfomur qytetin dhe një njeri me përvojë….”, ka theksuar ai.
Ai ka shtuar se AAK ka një listë të gjerë kandidatësh me përvojë nga fusha të ndryshme, përfshirë shoqërinë civile dhe akademinë.
Sipas tij, nominimi i Gjinit për kryeministër hapë hapësirë për kuadro të reja brenda partisë dhe do të forconte më tej AAK-në në terren.
“Vetë përfaqësimi kreu i listës nuk është vetëm si individë prapa tij janë një ushtri e tërë me emra me shumë përvojë, shoqëri civile akademike, nuk mendoj që ka fushë që nuk është e përfshirë në listë nominimi i Gjinit për kryeministër do t’i jepte hapësirë kudrave të reja njerëzve të rinj që kanë mendime të ndryshme me qenë pjesë e përkrahjes së AAK”, ka deklaruar ai.