Haradinaj – Kurtit: Këtij good guy, mësuesit do t’ia tregojnë qejfin kur të vjen koha

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa i është referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me “good guy”, ka thënë se i njëjti është keqtrajtuar dhe është rritur me regjimet.

Sipas tij, prej se “Kurti është bërë vetë regjim”, Haradinaj thotë se atij nuk i ka mbetur më askush që ta urrejë, veç “armiqtë e brendshëm” që e sollën në pushtet.

Teksa i drejtohet kryeministrit, Haradinaj thotë se “nuk je duke iu nënshtruar PAN-it, por mësuesve”.

“Ky good guy ynë këtu është i keqtrajtuar, është i urrejtur dhe është rritur duke urrejtur regjimet, ka thënë regjimi i këtij, regjimi i atij, prej se është bërë regjim është kthyer duke urrejtur ata që e kanë sjellë këtu ku është, se nuk i ka mbetur më kë ta urrejë se tash është regjim vetë. Prej se është bërë regjim s’po ka kë ta urrejë, ka nisur të urrejë ata që e kanë sjellë këtu, armiqtë e brendshëm, kush janë ata, sindikatat, mësuesit, ata duhet t’i urrejë. Nuk po i nënshtrohesh PAN-it por mësuesit, ta tregojnë qejfin kur të vjen koha”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka potencuar se Kurti “i ka gjetur edhe armiqtë e brendshëm të VV-së, disa nuk ia votojnë këtë, disa të tjerë atë”.

Ndryshe, kjo ishte hera e dytë që Haradinaj e mori fjalën në seancë, për shkak se gjatë herës së parë i ka ndërhyrë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Megjithatë, sipas Haradinajt, kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë po i ndodh gjatë fjalimit që ai bën.

“Sa herë që flas nga kjo foltore, nga mbrapa pengohet, edhe mënyra të ndryshme me një fjalor jo aq njerëzor, nuk e dëgjon publiku por ai që flet dëgjon. Nëse kjo praktikë vazhdon, duhet të kthehem edhe unë t’ia kthej në atë mënyrë që e marr, dhe ju paralajmëroj se nuk ka rrugë tjetër, se nuk të lë të flasësh”.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika