Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka lënë të kuptohet se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin dhjetor të këtij viti.
Në një adresim drejtuar diasporës përmes rrjeteve sociale, Haradinaj ka falënderuar bashkatdhetarët për angazhimin e tyre në proceset zgjedhore, duke i ftuar që të jenë aktivë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 9 nëntor.
“Të nderuar kolegë nga Diaspora,
Ky paralajmërim i Haradinajt për zgjedhje të reja parlamentare vjen vetëm pak ditë pas mandatimit të Albin Kurtit nga presidentja Vjosa Osmani për formimin e Qeverisë së re.
Megjithatë, me vetëm 48 ulëse të fituara në Kuvend, Lëvizjes Vetëvendosje i duhen edhe 13 vota për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nisë bisedimet me partitë politike për formimin e qeverisë, por nuk ka dhënë detaje për partnerët e mundshëm të koalicionit.