Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se, me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar për Bordin e Paqes dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon.
Haradinaj ka vlerësuar lart pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, duke theksuar se kjo ftesë erdhi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, çka sipas tij dëshmon rëndësinë e rolit ndërkombëtar të Kosovës.
Ai ka nënvizuar se çdo partneritet me SHBA-të, në çfarëdo iniciative ku Kosova angazhohet krah për krah me aleatin e saj strategjik, është me rëndësi të veçantë për vendin.
Në këtë kontekst, Haradinaj ka ritheksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet pa asnjë hezitim këtë angazhim dhe çdo iniciativë që forcon paqen, stabilitetin dhe aleancat strategjike të Kosovës.