Haradinaj për dialogun: Për mua s’ka dokument franko-gjerman, vetëm dokument amerikano-evropian

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në lidhje me procesin e dialogut ka thënë se është përgjegjësi e kryeministrit Kurti që të konsultohet paraprakisht me deputetët, dhe të japë sqarime në lidhje me dokumentet e pretenduara "franko-gjermane"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e 14 tetorit në Kuvendin e Kosovës, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mostransparencë, duke thënë se kryeministri lidhur me procesin e dialogut, duhet të japë sqarime para deputetëve në Kuvend dhe jo të detyrohen gazetarët që ta ndjekin në traktor.

Ai ka thënë se kryeministri duhet të tregojë se çka është puna e këtyre dokumenteve për kornizë të “re” të dialogut, si “franko-gjermane”.

Haradinaj ka thënë se për të nuk ekziston ndonjë dokument franko-gjerman, por vetëm dokument amerikano-evropian, sepse siç thotë ai, të gjitha dokumentet që vijnë nga ndërkombëtarët janë “një dokument”.

“Unë e di që është vetëm një, i Lajçakut dhe i të ngarkuarve, jo i vendimmarrësve”, ka vijuar ai.

Ai ka theksuar se në dialogun me Serbinë, duhet të ketë një marrëveshje të obligueshme ligjore dhe gjithëpërfshirëse, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke, pasi sipas tij, çdo formë tjetër do ta shkatërronte Kosovën.

 





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika