Haradinaj për Kurtin: Mund të rrëshqasë në tradhti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, t’i dëgjojë kërkesat e ShBA-së për çështjen e targave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj





I ashpër është treguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar atë se nëse nuk i harmonizon veprimet me kërkesat amerikane, do të rrëshqasë në tradhti.

“Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, i cili gjatë ditës kërkoi nga Kurti, t’i dëgjojë kërkesat amerikane për shtyrjen e vendimit për targa për dhjetë muaj, tha se “situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodh me vendin e tij”.

Kreu i AAK-së ka theksuar se Kosovës i nevojitet një marrëveshje për njohje me Serbinë dhe jo për popullizma.

“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë,  e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës, tashmë ka filluar të lëshojë fletëqortime për qytetarët, të cilët nuk i përdorin targat legale të veturave.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika