Haradinaj shkon tek Ramosaj: Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Deçan për të uruar kandidatin e partisë së tij, Bashkim Ramosaj, që doli fitues në zgjedhjet e djeshme lokale.

Haradinaj u shpreh se Deçani ishte i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës teksa Ramosajn e uroi për fitoren dhe punën e palodhshme që ka bërë në këtë komunë, njofton Dukagjini.

“Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës dhe për vazhdimin e qeverisjes së Bashkim Ramosajt edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. E urova kryetarin Ramosaj për këtë fitore të merituar dhe për punën e palodhshme që ka bërë për Deçanin. Nga sot, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika