Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mos mbështetjes për liberalizmin e vizave për Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar “ sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.

“Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, ka shkruar Haradinaj.

Për mos liberalizimin e vizave për Kosovën ka reaguar edhe ish kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili për mos liberalizimin e vizave e ka fajsuar Vjosa Osmanin.

“Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook.

Gjithashtu edhe ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me mos liberalizimin dhe mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook.

Ndërsa, presidentja e vendit Vjosa Osmani, që mori pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se Kosova ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave.

Postimi në Facebook i Ramush Haradinajt.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika