Haxhiu kritikon opozitën: Me gjashtë vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherit ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Ajo akuzoi opozitën se nuk pati vullnetin dhe guximin e nevojshëm për ta votuar Nenad Rashiqin në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira: konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm”, tha Haxhiu.

Sipas saj, për vetëm gjashtë vota më shumë, Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

“Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar”, shtoi ajo.

reagimin e saj në Facebook, Haxhiu tha gjithashtu se kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës Serbe dhe theksoi se qytetarët e Kosovës, si dhe partitë politike, duhet të bashkohen për të mbrojtur interesin e vendit, duke përmendur edhe respektin për heronjtë Enver Zymberi e Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika