“Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen”- Haradinaj: Aleanca me NATO-n dhe SHBA-të është qenësore për Kosovën

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke e konsideruar këtë aleancë si një faktor kyç për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës.

“Aleanca me NATO-n, në krye me ShBA-në, është qenësore për Kosovën. Vendimet e marra në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij”.

“Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shprehur gjithashtu ngushëllime për familjen e qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”, ka theksuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika