Hoti i liston 11 sfera të cilat sipas tij “kurrë s’kanë qenë më keq” sesa në Qeverinë Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më keq në disa sfera, se sa që është tash në qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar një varg kritikash për Qeverinë aktuale, duke thënë se Kosova “kurrë nuk ka qenë më keq” sesa që është tash, në disa sfera të rëndësishme shtetërore.

Sipas Hotit, Kosova asnjëherë më parë s’ka qenë më keq sesa në politikën e jashtme e të brendshme, në raportet me aleatët, në investime kapitale e kështu me radhë.

“Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme. Kurrë nuk ka pasur sanksione dhe kurrë nuk i ka pasur të cenuara raportet me aleatët. Kurrë nuk ka pasur më shumë kontrata njëburimore për projekte kapitale. Kurrë nuk ka qenë më keq gjendja me investime kapitale në rrugë e në projekte të tjera. Kurrë nuk ka qenë më i dobët bashkëpunimi i Qeverisë me komunat. Kurrë nuk ka qenë më i keq bashkëpunimi mes Qeverisë dhe sindikatave e shoqërisë civile. Kurrë nuk ka qenë më e mbyllur e më linçuese Qeveria ndaj mediave. Kurrë nuk janë sulmuar deputetët e opozitës në parlament nga Qeveria. Kurrë nuk janë mbyllur spitalet rajonale apo klinikat e QKUK-së për operacione të pacientëve. Kurrë nuk ka qenë gjendja më keq në komunat në veri se tani”, shkroi Hoti.

Po ashtu, sipas Hotit, asnjëherë më parë nuk kanë emigruar më shumë  qytetarë se sa në këto dy vite duke i përjashtuar vitet e 90-ta.

Asnjëherë më parë sipas tij nuk ka pasur më shumë qytetarë që kanë shprehur gatishmëri për të emigruar.

Ai u shpreh se 57 për qind e qytetarëve duan të emigrojnë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika