Hoti-Kurtit: Nuk është i qartë pozicioni i Qeverisë në takimin e së hënës, informimi për këtë është obligim kushtetues

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit që pritet të mbahet të hënën ka thirrur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të tregojë qëndrimin që Qeveria pritet ta mbajë në këtë takim, dhe sipas tij informimi lidhur me këtë çështje është obligim kushtetues

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij nuk ka dhënë informacione për qytetarët dhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin që pritet të mbahet të hënën në Bruksel.

Hoti i ka renditur gjashtë pyetje, në të cilat, sipas tij, Kurti është dashur të japë përgjigje.

“Të hënën është takimi në Bruksel, edhe për Kuvendin, edhe për qytetarët nuk është e qartë se çfarë pozicioni do të mbajë Qeveria e Kosovës në këtë takim”, ka thënë Hoti në Kuvend.

“ Pyetjet që janë shtruar për kryeministrin në seancën e kaluar janë legjitime:

  1. Cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman?
  2. Cili është qëndrimi i Qeverisë ndaj këtij plani?
  3. Çfarë vërejtje janë dërguar lidhur me këtë plan në fund të vitit të kaluar dhe cilat prej vërejtjeve janë marrë parasysh?
  4. Cili është qëndrimi i kryeministrit ndaj marrëveshjeve paraprake dhe në veçanti për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe?
  5. A është kryeministri kundër kësaj marrëveshjeje siç e ka kundërshtuar në 10 vitet e fundit, apo është pro me disa kushte që i ka prezantuar, që unë mendoj se janë vetëm sa për të ruajtur fytyrën?
  6. A insiston kryeministri vetëm marrëveshje për njohje apo është i gatshëm t’i përbijë sharjet dhe kritikat ndaj oponentëve politikë që sot janë në pozitë dhe ta pranojë marrëveshjen pa njohje duke e lënë problemin të hapur?”, ka vijuar ai.

Ndërsa, është shprehur se informimi i qytetarëve dhe Kuvendit për qëndrimin e Qeverisë në një takim të tillë është obligim kushtetues.

Hoti ka ironizuar me kryeministrin, duke thënë, “informimi në Kuvend mund të ndihmojë të formalizojë një qëndrim i cili mbështetet në rezolutën e Kosovës”.

“Besoj që është obligim kushtetues që të informohet Kuvendi i Kosovës për këto çështje dhe besoj që është e domosdoshme që ky debat të kryhet para së hënës, dhe kjo është edhe në interes të kryeministrit për të formalizuar qëndrimin e tij të mbështetur në një rezolutë të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera Hoti.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika