Hoti për 2-vjetorin e Qeverisë Kurti: Asnjëra nga zotimet e programit qeverisës nuk shihet në horizont

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dy vitet e qeverisjes karakterizohen me numrin e madh të rinisë që kanë emigruar, probleme në veri, kaos në energjetikë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të duhej që pas dy vjetësh qeverisjeje të realizonte disa nga zotimet e programit qeverisës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se dy vitet e qeverisjes karakterizohen me numrin e madh të rinisë që kanë emigruar, probleme në veri, kaos në energjetikë e të tjera.

“Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej: lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës, të numëroheshin çerdhet e ndërtuara, të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja, të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi, të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së, të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore, të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë”, shkroi ai.

Por, siç thotë Hoti, asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont.

“Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me: mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve, valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së, ulje e pagave reale, mungesë e investimeve kapitale, rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro, kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import, futja e dialogut në udhë pa krye, acarimi i marrëdhënieve me miqtë, protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika