Hoti për Gjykatën Speciale: Nuk duhet të komentohet nga politika, t’i lihet drejtësisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se puna e Gjykatës Speciale nuk duhet të komentohet nga politika, pasi duhet të jetë e ndarë nga drejtësia, dhe se deklaratat nga personat në politikë nuk i shërbejnë proceseve gjyqësore

“Unë besoj që drejtësia dhe politika duhet të jenë të ndara”.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që ka filluar më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë.

Hoti në emisionin “Five” ka thënë se nuk duhet të komentohet puna e Gjykatës Speciale nga politika, pasi këto deklarata nuk i shërbejnë drejtësisë.

“Unë besoj që nuk duhet të komentohet çështja e Gjykatës Speciale nga politika. Nuk i shërbejmë drejtësisë, ne që jemi të përfshirë në pozitë e opozitë. Unë besoj që drejtësia dhe politika duhet të jenë të ndara”, ka thënë Hoti.

Hoti është pyetur edhe për zgjedhjet në veri që pritet të mbahen më 23 prill, dhe sipas tij, sipas zhvillimeve të fundit këto zgjedhje do të mbahen.

“Sipas zhvillimeve që shoh, këto zgjedhje do të mbahen. Shpresoj të mos ketë incidente dhe telashe. Nuk e di sa do të jenë legjitime, të shohim sa do të jetë pjesëmarrja në këto zgjedhje”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij, Kurti ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, por që tani ai nuk po mund t’i mbajë ato në veri.

“Ky patrioti i ndaloi zgjedhjet serbe në Kosovë, por tash as ai nuk po mund të realizojë atje në veri, veriu qeveriset së bashku me qytetarët serbë, ne kemi interes t’i mbajmë ata brenda institucioneve”, ka vijuar ai.

Po ashtu, Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për fushën e drejtësisë dhe të ekonomisë.

“Unë besoj se janë dy fusha që ka dështim të plotë. Ekonomia dhe drejtësia. Nuk jam ekspert i fushës së drejtësisë, por edhe ekonomia është dështim total. Nuk e kanë idenë për nevojat që kanë qytetarët e bizneset, nuk e kanë idenë si të përdoren ato instrumente për t’i zbatuar ato”.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka pasur një dështim total në fushën e ekonomisë prej që ka filluar mandatin.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika