Hoti: RTK-ja nuk duhet të mbetet pa buxhet, edhe pa Kuvend funksional

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me situatën e financimit të RTK-së, duke theksuar se pavarësisht mungesës së një Kuvendi funksional, alokimi i përkohshëm i buxhetit për këtë medium publik është i mundshëm dhe ligjërisht i mbështetur.

Ai në një postim në Facebook, rikujtoi se në janar të vitit 2021, si qeveri në detyrë, kishin marrë një vendim të tillë për RTK-në, duke u bazuar në Ligjin për ndarjet buxhetore.

Sipas tij, ekziston precedent dhe fondet për RTK-në janë të ndara tashmë në buxhetin për vitin 2025.

Hoti kritikoi Qeverinë Kurti për moszgjidhjen e çështjes së financimit të RTK-së gjatë pesë viteve në pushtet dhe për zvogëlimin e buxhetit të këtij institucioni nga 11.2 milionë euro në 8.9 milionë euro që nga viti 2022.

Ai kërkoi që Kuvendi i ardhshëm të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e RTK-së, të sigurojë pavarësinë e saj nga politika dhe të miratojë një plan strategjik për zhvillimin e saj profesional dhe teknologjik.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika