Hovenier pas takimit me Abdixhikun: Opozita luan rol kritik në demokraci

Gjatë takimit midis ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, janë shtruar temat e proceseve integruese të Kosovës si ajo e dialogut të fasilituar nga BE, zhvillimit ekonomik e energjetik të Kosovës, qeverisjen e mirë, reformat në drejtësi si dhe partneritetin për mbrojtje e avancim të FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “opozita e përgjegjshme politike luan një rol kritik në shoqëritë demokratike”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hovenier ka thënë se gjatë këtij takimi ka thënë se bashkë më Abdixhikun dhe zyrtarët e tjerë të LDK-së, ka pasur shkëmbim të mirë për një sërë prioritetesh të përbashkëta.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

“Me ftesë të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pata një shkëmbim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, kreu i LDK-së, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se fokus në këtë takim ishin temat me interes nacional për Kosovën dhe partneritetin strategjik të vendit me SHBA-të.

“Me theks të veçantë, në këtë sesion u shtruan temat e proceseve integruese të Kosovës; dialogut të fasilituar nga BE, zhvillimit ekonomik e energjetik të Kosovës, qeverisjen e mirë, reformat në drejtësi si dhe partneritetin për mbrojtje e avancim të FSK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Duke e falënderuar ambasadorin Hovenier për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha etapat historike, Abdixhiku ka shprehur përkushtimin e LDK-së për avancimin e partneritetit jetik që Kosova ka me SHBA-të.

“Shpreha qartë qëndrimin e LDK-së se Kosova duhet të marrë përgjegjësitë e saj në avancimin e agjendës euro-atlantike dhe marrjes së vendimeve me interes nacional për vendin. LDK do të kujdestarojë relacionet strategjike me ShBA-të në të gjitha etapat e ardhshme zhvillimore të Kosovës”, shtoi ai.

Ndërkaq, sipas tij, ambasadori Hovenier ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e administratës amerikane për të mbështetur Kosovën në sfera jetike të vendit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika