Hyrjet e vizitorëve të huaj në Shqipëri – Kosovarët mbajnë vendin e parë

Sezoni veror i vitit 2024 sipas të dhënave zyrtare të publikuara për periudhën qershor–gusht tregojnë një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh, me një pjesëmarrje dominuese nga qytetarët e Kosovës.

Sipas statistikave:

  • Në qershor 2024, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 1,244,967 vizitorë
  • Në korrik, numri është rritur në 1,818,378
  • Në gusht, është arritur kulmi me 2,167,665 vizitorë

Në renditjen sipas shteteve, Kosova zë vendin e parë bindshëm:

485,176 qytetarë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit qershor, 710,278 hyrje janë regjistruar në korrik, ndërsa në gusht, shifra arrin ë 943,240 hyrje.

Pas Kosovës, vendet me më shumë vizitorë janë: Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Anglia dhe Serbia.

Këto të dhëna konfirmojnë edhe një herë Shqipërinë si një prej destinacioneve më të preferuara të kosovarëve, ndërsa ndikimi i turizmit kosovar mbetet thelbësor në zonat turistike të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika