Hyseni pas vrasjes së trefishtë: Autori i krimit të sillet para drejtësisë sa më shpejt

Pas ngjarjes së rëndë në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dhënë një reagim zyrtar.

Në një postim në Facebook, Hyseni uroi shërim të shpejtë për të plagosurit dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Ai njoftoi se komuna do të bashkëpunojë ngushtë me organet e rendit dhe drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes dhe sjelljen e autorit para drejtësisë.

Kryetari theksoi se Gjilani është një qytet i paqes dhe bashkëjetesës dhe se dhuna nuk do të lejohet të ndikojë në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Ky akt i dhunshëm dhe i papranueshëm është një plagë e rëndë për komunitetin tonë. Ju siguroj se do të bashkëpunojmë ngushtë me organet e rendit dhe drejtësisë, që autori i këtij krimi të sillet para drejtësisë sa më shpejt. Gjilani është qytet i paqes dhe bashkëjetesës, dhe ne nuk do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar si komunitet”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika