I biri i Xhevat Isufit e quan shpifës Imer Imerin: Gënjeshtar i gjithë asaj që flet

Djali i Xhevat Isufit, Esat Isufi ka demantuar pretendimet e Imer Imerit lidhur me vdekjen e babait të tij, duke thënë se nuk e njeh Imer Imerin as ai, as familja e tij dhe se ai është duke shpifur lidhur me vdekjen e babait të tij

Djali i Xhevat Isufit, Esat Isufi në një linjë direkte në emisionin “Debat Plus” ka thënë se Imer Imeri është duke shpifur.

“Gënjeshtar i gjithë asaj që flet”, tha Isufi.

Esat Isufi tha se Imer Imerin nuk e njeh asnjë nga familja e tij derisa ka shtuar se babai i tij, Xhevat Isufi, ka qenë aktivist që nga vitet e ’80-ta.

“Tash që del një shpifës, gënjeshtar çfarë është Imer Imeri në studio edhe të shpif se kinse Jakup Krasniqi e ka vrarë babën tem, është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë tutje Isufi.

Isufi ka shtuar se kanë mbetur vetëm dëshmorët pa u njollosur nga personat “që nuk e duan lirinë”.

Reagimi demantues i djalit të Xhevat Imerit, Esatit erdhi pasi Imer Imeri tha se Xhevat Isufi është vra me urdhër të Jakup Krasniqit, kinse për shkak të mos bindjes që ta hiqte një foto të Ibrahim Rugovës, e kjo gjëja se ka ndodhur dy dit pas asaj “përplasje” mes Isufit dhe Krasniqit.

Lidhur me këtë pretendime, panelisti Dibran Istrefi ka thënë se s’mund të flasësh në ajër pa fakte dhe duke shtuar se Xhevat Isufi ka gëzuar respekt dhe vazhdon të ketë në rajonin e Bajgorës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika