I dha 100 euro borxh, i kërkoi 18 mijë– kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde në Prizren

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.B., i cili është arrestuar në flagrancë më 6 gusht 2025, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”.

Sipas Prokurorisë, A.B. dyshohet se që nga viti 2019 e deri më sot, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke dhënë borxhe me kamata të larta ndaj viktimës B.L., duke shfrytëzuar gjendjen e tij të rëndë ekonomike.

Hetimet tregojnë se fillimisht viktima kishte marrë një shumë prej vetëm 100 euro borxh, por më pas ishte përballur me presion, fyerje dhe kërcënime për t’i kthyer shumëfishin. Vetëm gjatë vitit 2019, viktima kishte paguar 1850 euro, ndërsa më pas, në mënyrë të vazhdueshme, nga frika kishte dorëzuar edhe 8000 euro gjatë periudhës 2020-2023.

Më 6 janar 2024, i dyshuari kishte vazhduar me pretendimet për borxhe të tjera, duke i kërkuar edhe 8000 euro të tjera, ndërsa më 13 janar kishte kontaktuar prindin e viktimës në Kosovë, duke pretenduar borxhin në emër të djalit të tij që ndodhej në Gjermani.

Kulmi i kësaj skeme ndodhi më 6 gusht 2025, kur, gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, A.B. u arrestua në flagrancë nga Policia e Kosovës në momentin që pranoi shumën prej 5000 euro në emër të kamatës nga i dëmtuari.

Prokuroria bën të ditur se me këto veprime të pandehurit i është shkaktuar dëm material viktimës dhe se ekziston dyshimi i bazuar se kemi të bëjmë me veprën penale të fajdes, për të cilën parashihen masa të ashpra ndëshkuese.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika