Ibrahimi: Komunat do të ballafaqohen me shumë probleme në vitin e ardhshëm

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka thënë se me ndarjet buxhetore për komunat për vitin 2024, komunat e vendit do të përballen me shumë probleme në vitin e ardhshëm

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se shumica e kryetarëve të komunave shprehin zhgënjim për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

“Shumica absolute e kryetarëve janë shumë të zhgënjer me ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi është shprehur se në vitin e ardhshëm komunat do të ballafaqohen me shumë probleme.

“E kemi…e Gjykatës Supreme, e cila nëse zbatohet në plotni, do t’ia marrë komunave mbi 26 milionë euro nga buxhetet e tyre, drejtpërdrejt nga projektet për investimet kapitale”, ka thënë tutje Ibrahimi.

Ibrahimi ka shtuar se ka shumë komuna, që nuk u është ndarë fare buxheti për vitin e ardhshëm, përfshirë këtu Ferizajn, Lipjanin e Gjakovën.

“Ka komuna që do të kenë zero projekte të reja. Me dhjetëra projekte, komunat dërgojnë tek niveli qendror, sepse 22.6 për qind e buxhetit total të Republikës së Kosovës ndahet për komunat, aty hynë pagat, meditjet, subvencionet e të tjerë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika