Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut edhe për një mandat, Ilir Ferati, ka vazhduar takimet e tij të përditshme me qytetarët e kësaj komune.
Ferati thotë se lagjet e Istogut i ka pjesë të përditshmërisë megjithatë bashkë me kandidatët e LDK-së u mirëpriten sërish, transmeton Dukagjini.
Me këtë rast, Ferati falënderoi të gjithë qytetarët e Istogut për mikpritjen që po i bëjnë.
“Ani pse lagjet e Istogut janë pjesë e përditshmërisë, mikpritja në takimin e sotëm i dha një emocion të veçantë strukturës dhe kandidatëve tanë. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.