Imri Ahmeti: Lipjani, uragani i fitores dhe bastioni i LDK-së!

Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit, ka mbajtur një tubim madhështor në qytetin e Lipjanit, të cilin e ka cilësuar si “vulën e fitores” në garën e 12 tetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti tha se Lipjani është sot zemra që rreh më fort se kurrë, duke theksuar entuziazmin e jashtëzakonshëm të qytetarëve si dëshmi të fitores së pashmangshme të LDK-së.

“Sonte Lipjani është zemra që rreh më fort se kurrë, dhe ky tubim madhështor është vula e fitores, sepse bashkë kemi ndërtuar, bashkë kemi zhvilluar dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim përpara,” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai theksoi se puna e bërë gjatë mandatit të tij ka transformuar çdo lagje e çdo fshat të komunës, duke ndërtuar besim përmes transparencës dhe përgjegjësisë.

“Entuziazmi i jashtëzakonshëm dëshmon qartë se kemi punuar me transparencë dhe përgjegjësi, dhe me projekte që kanë transformuar çdo lagje e çdo fshat të Lipjanit. Sot secili prej tyre qëndron më mirë se dikur, dhe kjo është garancia e fitores sonë të padiskutueshme,” ka theksuar ai.

Ahmeti e quajti këtë mbështetje qytetare një “uragan fitoreje” që dëshmon për Lipjanin e punës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ky uragan i fitores është për vazhdimin e punës së ndershme, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për Lipjanin që të gjithë e duam. Me punë, jo me fjalë, kemi dëshmuar se Lipjani ecën përpara,” tha Ahmeti.

Në përfundim, kandidati i LDK-së nënvizoi se Lipjani ka zgjedhur të ardhmen dhe punën, duke qëndruar besnik ndaj vlerave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Lipjani ka zgjedhur të ardhmen, jo të kaluarën. Ka zgjedhur punën, jo propagandën. Lipjani ishte, është dhe do të mbetet bastioni i fitores së LDK-së! Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!”

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika