Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takim me qytetarët e Babushit, ku është pritur me mbështetje për, siç e quajti ai, “fitoren e madhe” në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ahmeti tha se vizioni i tij tashmë është bërë edhe vizioni i qytetarëve të Lipjanit, duke shtuar se do të vazhdojë rrugëtimin me punë konkrete, program të qartë dhe vendosmëri të hekurt.
“Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin që e duam të gjithë!”, ka theksuar ai.
Postimin e tij, kandidati i LDK-së e ka shoqëruar me mesazhin se mbështetja e marrë në Babush është dëshmi e besimit të qytetarëve në projektet e tij zhvillimore për komunën.