“Inflacioni në Kosovë ka shkuar në vlera të paparashikueshme”, thotë Ymeri e LDK-së

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka folur më shumë rreth situatës ekonomike të vendit.

Sipas saj, inflacioni apo rritja e çmimeve në vendet tjera është menaxhuar, por Ymeri thotë se në Kosovë ka shkuar në vlera të paparashikueshme.

“Inflacioni apo rritja e çmimeve që është ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë, në shtetet tjera është menaxhuar më mirë, te ne ka shkuar në vlera të paprecedenta të paparashikueshme, dhe nuk janë marrë masa, për këtë dukuri rroga më nuk është e mjaftueshme”, tha Ymeri.

Ajo thotë se shteti duhet të punojë, që edhe në sektorin publik edhe në atë privat, ta shtrijë qarkullimin e parave.

Teksa shton se investimet kapitale, kanë stagnuar dhe nuk janë realizuar sipas planit.

“Këtu ku kanë dalë mangësitë në fillim fare është që janë ndalë investimet kapitale, kanë stagnuar nuk janë realizuar sipas planit, për sqarim  investimet kapitale janë ato që I bën shteti, shteti i lëshon paratë në qarkullim, ndreqen autostradat, rrugët, bizneset përfitojnë…”

Ndërsa, theksoi se premtimi i bërë nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nëse vie në pushtet, për rritje të koeficientit në 150 do të mbahet.

“Është dashur të rriten rrogat, nuk janë rritur, tash janë në vitin e fundit të qeverisë, dhe nuk është e mjaftueshme, prandaj në javën e parë kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku është vendim prioritar për neve që të shkojmë me rritje të parë me rritje rrogave, me koeficient 150 euro”, tha Ymeri./Dukagjini

INTERVISTA E PLOTË:

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika