Inspektorati monitoron çmimet e derivateve, paralajmëron masa për shkeljet e marzhës

Ilustrim

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë ka njoftuar se është duke zhvilluar mbikëqyrje intensive në tregun e derivateve të naftës për zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve, të nënshkruar më 4 mars nga ministrja Mimoza Kusari-Lila.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës po analizohen të dhënat për çmimet e importit dhe ato të shitjes në tregun vendor.

Të dhënat e Doganat e Kosovës tregojnë se më 9 mars çmimi mesatar i importit ishte 1.44 euro për litër për naftë dhe 1.17 euro për litër për benzinë.

Ndërkaq, sipas monitorimit në treg nga dita e shtunë, çmimet e shitjes me pakicë rezultojnë se nafta nga 1.44 € deri në 1.55 € për litër dhe benzina nga 1.26 € deri në 1.31 € për litër.

Sipas vendimit në fuqi, marzha maksimale e lejuar është 2 eurocentë për litër në shitjen me shumicë dhe 12 eurocentë për litër në shitjen me pakicë.

Inspektorati ka paralajmëruar se do të vazhdojë monitorimin në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe në rast të shkeljeve do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika